A keni takuar flaken tuaj binjake,shpirtin tuaj te vertete binjake ?
- magjistrice
- Aug 15, 2020
- 3 min read
Twin flame ose te njohur ndryshe si flaka binjake eshte lidhja qe shumica mendojne kur thuhet “shpirti binjak” apo “gjysma tjeter”. Kjo lidhje eshte forma me e paster e dashurise por qe jo te gjithe do ta provojne pasi jo te gjithe arrijne te takojne flaken e tyre binjake. Flaka binjake do te ju dhuroje formen me te paster te dashurise,mirkuptimit,miqesise,perkrahjes,mbrojtjes,etj. Ata do te behen gjithcka ju doni. Ndjesite qe flaka binjake do te ju zgjojne do te jene shume te fuqishme dhe do te ju trazojne jeten. Per shkake te ketyre ndjenjave kaq te fuqishme flaket binjake kalojne nje periudhe ndarje. Personi i cili largohet eshte ne shumicen e rasteve mashkulli dhe quhet flaka binjake vrapuese (twin flame runner),ndersa pala qe qendron quhet flaka binjake gjahtare (twin flame chaser). Vrapuesi nuk e pranon dot qe ndjen kaq shume per gjahtarin, jane ndjenja te paperballueshme e pothuajse mbytese per te ndaj nga frika dhe pasigurite kjo pale largohet duke menduar se kjo eshte zgjedhja duhur. Nga ana tjeter gjahtari qendron dhe pret pasi e di qe ata ty dy jane te bere per njeri tjetrin, dhe largimi i vrapuesit e lendon ate. Gjtae ndarjes/distancimit nga njeri tjetri te dyja palet vuajne por ne menyra te ndryshme. Flaket binjake jane kaq te fuqishme sa kur njera pale eshte e merzitur pala tjeter mund ta ndjeje,gjithashtu ata shohin njeri tjetrin shpesh ne enderr per shkake te mungeses se njeri tjetrit ne perditshmerine e tyre. Gjahtari eshte personi qe e vuan ne menyre shpirterore kete ndarje ndersa vrapuesi vazhdon ti mohoje ndjenjat dhe te konfuzohet akoma dhe me shume. Kjo ndarje ama eshte e pranishme thuajse 96% te hereve pasi ndihmone te dyja palet ne maturim dhe zhvillim,pa te cilin nuk do te mund te vazhdonin perpara. Flaket do te bashkohen vetem pasi pala vrapuese ta kuptoje se ata jane te bere per njeri tjetrin dhe te pr anojne keto ndjenja te fuqishme pa i fshehur. Gjahtari do te jete gjithmone shpirterisht i gatshem per ta edhe ne qofte se mundohet te vazhdoje jeten e tij nuk do te mundet te jete 100% i dhene. Lidhjet midis flakeve binjake jane jashtezakonisht te fuqishme dhe ne rast se ata takohen kur njera pale eshte e lidhur ata do te ndahen dhe do te perfundojne me flaken binjake,edhe ne qofte se mund te jene te lidhur me shpirtin binjake (soulmate).

Tani me lejoni te ju tregoje disa shenja qe keni takuar flaken tuaj binjake :
Koha duket sikur nuk egziston kur jeni bashke.
Cfare di njera pale te bej nuk di pala tjeter dhe e kunderta, ne kete menyre duket sikur plotesoni njeri tjetrin.
Pavarsisht se sa here ziheni ju e falni njeri tjetrin.
Shihni shpesh numra si 11,111,1111,etj.
Mesoni se si eshte te duash pa kushte e te ndjesh empati per tjetrin se bashku.
Ndiheni si ne “shtepi” me njeri tjetrin.
Duket sikur nuk u takuat ne kohen e duhur,por jeni perfekt per njeri tjetrin.
Keni ndjenja qe jane te fuqishme por qe ju falin paqe njekohesisht,ndjenja qe nuk i keni ndjere me perpara.
Kur keni qene bashk keni mesuar shume rreth jetes.
Keni personalitete te kundert.
Dhimbja e ndarjes prej tyre duket e padurueshme,ndryshe nga cdo ndarje tjeter.
Nuk mund te rrini dot pa mesuar rreth tyre apo pa komunikuar me ta .
Keto jane vetem disa nga shenjat,por duhet te kuptoni se jo cdo njeri e ka takuar apo do ta takoje flaken e tij binjake. Ne qofte se ata nuk jane flaka juaj binjake mund te jene shpirti binjake ose terminologjia me e sakte miku shpirtit tuaj (soulmate) ndaj shkoni dhe lexoni artikullin qe kam shkruar rreth tyre.
Comments