Lidhjet karmike dhe çfare duhet te dini ju per partneret karmik !
- magjistrice
- Apr 2, 2021
- 4 min read

Nje lidhje plot e perplot pasion dhe turbulenca, ky do te ishte pershkrimi me i thjesht qe mund ti jepja nje lidhjeje karmike. Keto lidhje duken kaq perfekte fillimisht, te dyja palet perputhen me njeri-tjetrin qe ne fillim, cdo gje duket se shkon vaj e kjo shpesh ben te mendohet se eshte nje lidhje flake binjake e destinuar te zgjase per gjithmone, por ne fakte eshte krejt e kunderta. Keto lidhje behen shume shpejt toksike, palet mund te gjenden ne nje cikel ndarjeje dhe ribashkimi nga i cili asnjeri prej tyre mund te mos jete i afte te shkeputet. Midis tyre ka nje terheqje te pashpjegueshme dhe palet duan te jene me njeri-tjetrin, e ndjejne kete si nje nevoje e pashpjegueshme. Eshte mjaft e veshtire te kuptohet nese jeni apo jo ne nje mardhenie te tille, pasi ne shumicen e rasteve ju e kuptoni pas nje periudhe te gjate ne nje lidhje te tille. Mardheniet karmike nuk gjenden vetem ne lidhjet romantike, por mund te gjenden gjithashtu ne familje, shoqeri apo edhe ne mardhenie pune. Ja disa nga shenja te cilave duhet ti kushtoni vemendje, pasi indikojne nje lidhje karmike :
- Ndjenja te fuqishme. Me ta lumturia duket si hyjnore e hidherimi i padurueshem. Keto lidhje jane shume intensive !
- Ndiheni gjithmone konfuze nga ana emocjonale. Sot jeni te sigurte se ju do, e te nesermen sillet sikur te mos ishit njohur kurre, duke ju lene te dyshoni ne gjithçka. Keto lidhje do ju bejne te ndjeheni te pasigurte per menyren se si ata por dhe ju ndiheni per ta. Cdo ndjenje do te perjetohet ne maksimum, si ato ndjenjat e bukura por dhe ato te shemtuarat.
- Krijoni vartesi .Ndiheni sikur nuk jetoni dot pa te ? Sikur çdo gje pa ta nuk ka kuptim ? Ateher ka nje mundesi te mire qe lidhja juaj te jete karmike.
- Frike konstante se si gjerat do te perfundojne . Mendoni me mire te qendroni ne kete situate konfuze e aspak te shendetshme se sa te mendoni se si mund te perfundoje, pasi pa ta çdo gje duket e kot.
- Ata ju nxjerrin ne pah anen tuaj me te keqe . Lidhjet e shendetshme jane ato gjate se cilave ne rritemi dhe zhillohemi çdo dite, ndersa ne ato karmike ndodh krejt e kunderta. Ju do te mesoni anet tuaja me te erreta.
- Nuk perfundoni sebashku . Keto lidhje nuk jane krijuar per te zgjatur, jane thjesht nje mesim te cilin duhet te mesoni.
- Partneri eshte egoist . Partneret karmik nuk do te kene kurre interesat tuaja me te mira ne mendje, mos e harroni kete.
- Keni nje perputhje te menjehershme . Qe ne momentin e pare qe u takuat menduat se ai/ajo ishte per ju, sikur askush me perpare nuk ju kishte kuptuar ne kete menyre ? Kjo e ben nje lidhje karmike te krijoje vartesine midis dy individeve, gje qe do ta bej akoma edhe me te veshtire per tu shkeputur. Por mos harroni ata nuk jane te ber per ju.
- Partneri eshte kontrollues . Çdo gje qe ben apo do te besh duhet qe te aprovohet nje her nga partneri, jo sepse eshte tip xheloz por thjesht do te ndihet inferior ndaj jush dhe do qe te te kete gjithmone nen kontroll konstant. Kontrolli i tyre ska te bej aspak me dashurine, apo perkujdesin, por vetem me manipulimin.
- Duket sikur ishte e shkruar . Nje person qe ju beri click qe ne fillim e nje lidhje plot pasion, shume e fuqishme , pra e ber enkas per ju ? Jo aspak! Ky eshte veç se nje mesim, te cilin duhet ta mesosh pa te mund te shkeputesh ciklin i cili do perseritet deri sa te dyja palet te mesojne ate qe duhet e te largohen nje here e mire nga njeri-tjetri.
- Perserisin te njejtat sjellje e gabime . Çdo here qe ziheni degjoni te njejtat pretekste, behen te njejtat premtime boshe te cilat ndiqen nga te njejtat veprime , nje cikel qe duket sikur ska fund ? Partneret karmik do te perserisin te njejtat veprime pasi nuk jane te duhurit per ju.
- Lidhja eshte toksike.
Por perse ekzistojne keto lidhje ? Natyrshem mund te ju lindin pyetje te tipit : A jane krijuar keto lidhje per te na lenduar ? Apo, mos jane keto menyra per te na denuar per ato qe ne mund ti kemi ber dikujt tjeter ?
Keto lidhje jane krijuar per ti mesuar individeve me shume rreth botes dhe te tjereve, por dhe per ti mesuar se çfare duhet te ndryshojne tek vetja per tu permiresuar(Ndryshe nga lidhjet midis flakeve binjake apo shpirtrave binjek te cilat do te ju ndihmojne ne zhvillimin personal.).
Dy individe te cilet duhet te marrin nje mesim te caktuar do te bashkohen ne nje lidhje karmike, pergjate se ciles ata mund te ndahen e te ribashkohen deri sa palet te kene mesuar ate çka kjo lidhje po mundohet ti mesoje.
Ne momentin kur ju mesoni mesimin tuaj dhe arrini te shkeputeni nga kjo ose keto lidhje karmike (Pasi mund te jene me shume se nje ne qofte se personi nuk meson mesimin nga njera lidhje karmike, ai/ajo do te vazhdoje te gjendet ne lidhje te tilla deri sa te mund te marr mesimin te cilin keto lidhje mundohen ti japin.), ateher dhe vetem ateher ju do te mund ti jepni fund mardhenieve karmike nje here e mire!

Comments