top of page
Search

Fazat e henes dhe simbolika tyre

  • magjistrice
  • Jul 20, 2020
  • 3 min read

Ne menyre qe ne te arrijme rezultatet e deshiruara ne mundohemi te inkorpurojme sa me shume element te cilet do te luajne rolin e katalizatorit per te manifestuar rezultatin perfundimtar te deshiruar. Ndaj mesimi i simbolikes te çdo faze te henes eshte tejet i rendesishem. Nuk eshte e llogjikshme te ndezesh nje qiri per terheqje te fatit te mire gjate çerekut te fundit te henes,por do ta ndiznim pergjate henes se re ose henes se plote. Ashtu siç nuk do te pastronim energjine negative pergjate çerekut te pare. Ne menyre qe te mos gaboni ja tek jane fazat e henes dhe simbolika e tyre:




Hena e re : Fillim i ri

Ashtu siç hena fillon dhe mbushet edhe ne duhet ta shohim kete faze si nje fillim te ri.

Pergjate henes se re mund te vendosni qellime te reja vetes.Por gjithashtu kjo faze eshte mjaft e mire edhe per largimin e energjive negative(per kete do te bej nje artikull te ri ne vijim). Konsiderojeni kete faze si nje fillim te ri ne çdo aspekt. Neqoftse jeni ne medyshje rreth planeve aktuale kjo eshte koha perfekte per te reflektuar. Ne rast se keni nje plan-biznesi kjo eshte periudha e duhur per ta nisur.


Çereku i pare : Rritja/Zhvillimi

Pas reflektimit dhe vendosjes se qellimeve te reja,çereku i pare eshte periudha gjate se ciles ju do te duhet te hartoni nje plane te detajuar se si ju do te arrini qellimin tuaj. Pas hartimit te planit ne kete faze ju do te ndermerrni hapat e pare drejt objektivit tuaj. Kjo faze ka te bej me zhvillimin dhe rritjen ne çdo aspekt.


Hena e plote : Plotfuqi

Kjo faze eshte me e fuqishmja,jo vetem energjia e henes eshte me e ndjeshme por ka nje game te gjere perdorimesh. Çdo gje qe behet ne hene te plote ka premisa per sukses. Gjate kesaj faze pas nje periudhe pune intensive ju do te mund te korrni frytet e punes suaj.

Gjate henes se plote ju mund te :

Krijoni uje hene(uje i len jashte nen driten e henes);

Lini kristalet ose bizhut tuaja nen driten e henes;

Gjithashtu neqoftese perdorni letrat tarot mos humbisni henen e plote per ti "rikarikuar" letrat,etj. Ne fakte ka kaq shume gjera qe ju mund te beni gjate henes se plote sa do te me duhet te bej nje artikull tjeter veç per kete arsye.

Mos harroni se hena e plote nuk eshte veçse nje dite por ne fakte energjia e henes se plote ndihet ne tre dite. Nje dite perpara,dita e henes se plote dhe nje dite pas.


Çereku i fundit : Fundi

Gjate kesaj faze eshte me mire te rivlersoni veten dhe personat qe ju rrethojne. Çfare ju mban peng ose kush ? Neqoftese keni nje ves te keq kjo eshte periudha perfekte per te hequr dore. Ose ne rast te nje personi negativ ne jeten tuaj, ky eshte momenti perfekt per te theme lamtumire dhe per ti larguar ata nga jeta juaj.

Gjate kesaj faze ju mund te ndizni nje qeri (te zi ose te bardhe) ku te digjni nje leter ne te cilen mund te shkruani çdo gje qe doni te lini pas,qofte kjo nje situate negative apo nje person);


Keto ishin simbolikat e fazave te ndryshme te henes te prezantuara sa me thjeshte dhe ne menyre sa me te permbledhur.Ne rast se ju jeni ne medyshje rreth ndikimit te henes tek ne mendoni ne kete menyre:

Hena ka nje ndikim te jashtezakonshem mbi detet dhe oqeanet dhe qenia humane eshte e perbere nga mbi 70% uje,pra eshte llogjike e paster dhe ndikimi i saj tek ne.

 
 
 

Comments


Abonohuni 

Faleminderit që u bëtë pjesë e komunitetit tonë ! Ju urojë një ditë të këndshme.

© 2023 by Turning Heads. Proudly created with Wix.com

bottom of page